Kumtesë nga seanca e 525-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 03.07.2025 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seanca e 525-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 03.07.2025

Njoftime, Evenimente, Risi, Njoftim për opinionin  |  3 Kor 2025

KUMTESË

 

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 525-të të mbajtur më 03.07.2025, ndryshoi dhe plotësoi rendin e ditës:

1.Miratoi:

-Procesverbalin e seancës së 522-të të Këshillit Gjyqësor të republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 14.05.2025;

 

2.Solli vendim për caktimin e përkohshëm të gjyqtarit nga Gjykata Themelore e Manastirit në Gjykatën Themelore Prilep.

 

3.Solli vendim për shkarkimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve porotë të Gjykatës Themelore Civile Shkup; shkarkimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve porotë të Gjykatës Themelore Sveti Nikolle dhe shkarkimin e gjyqtarëve porotë të Gjykatës Themelore Penale Shkup.

 

-Emërohet UD Kryetar i Përkohshëm i Gjykatës deri në zgjedhjen e Kryetari të ri të Gjykatës, si më poshtë:

 

Eljesa Aliji, gjyqtar në Gjykatën Themelore Gostivar, emërohet UD në Gjykatën Themelore të Gostivarit;

 

Mersim Marku, gjyqtar në Gjykatën Themelore Dibër, emërohet UD në Gjykatën Themelore të Dibër,

 

Valentina Burovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Sveti Nikolle, emërohet UD në Gjykatën Themelore të Sveti Nikolle,

 

Daniella Dimovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale-Shkup, emërohet UD në Gjykatën Themelore Penale-Shkup;

 

-Shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Komisionit për kontrollin e afateve kohore dhe plotësisë së dokumenteve të kandidatëve pas shpalljes së publikuar për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Gostivarit, Gjykatës Themelore të Dibrës dhe Gjykatës Themelore të Sveti Nikollës.

 

-Formohet Komisionin për Vlerësim të Jashtëzakonshëm dhe Komisionet për Inspektimin dhe Vlerësimin e Punës së Kandidatëve, pas Shpalljes për Zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gostivarit, Gjykatës Themelore Dibër dhe Gjykatës Themelore të Sveti Nikollës.

 

-Solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Themelore Penale-Shkup dhe formoi Komision për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhje pas shpalljes.

 

5.Diskutua për parashtresat dhe ankesat e parashtruara nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, përkatësisht:

UPP nr. 08-173/25; UPP nr.08-117/25, 142/25, 164/25; UPP nr.08-149/25; UPP nr.08-145/25, 167/25; UPP nr.08-427/24, 176/25; UPP nr.08-41/25, 86/25, 110/25; UPP nr.08-9/25, 126/25, 148/25; UPP nr.08-34/25, 101/25, 147/25, 191/25; dhe UPP nr.08-157/25, 182/25

Parashtresa UPP nr. 08-133/25, 165/25 и 188/25 janë tërhequr;

 

6.Formimi i Komisioneve raportues pas kërkesave për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetarit gjykatës;

 

 

7. Shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Komisionit për Verifikimin e Përmbushjes së Kushteve dhe Kritereve për Zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Berovës, Gjykatës Themelore të Delçevës dhe Gjykatës Themelore të Radovishit dhe miratoi vendimin për rishpallim të njoftimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Berovës, Gjykatës Themelore të Delçevës dhe Gjykatës Themelore të Radovishit.

 

Inqizimin е drejtëpërdrejt të seancës mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm https://www.youtube.com/watch?v=GbpJ-fNnXkc